
Vendlindja ime , malli qe nuk do te shuhet kurre

VJOSA
Në Shqipëri lumi Vjosa përshkon rreth 192km, duke kaluar në zona malore dhe fushore, deri në derdhjen e tij në detin Adriatik. Rrjedha e mesme e Vjosës përbën një nga zonat më dinamike të lumit. Në këtë zonë shtrati i lumit zgjerohet në mbi 2 km. Në Vjosë derdhet edhe lumi i Bënçës (26 km), i cili është një nga degët më piktoreske të Vjosës dhe formohet nga bashkimi i Gurrës së Progonatit me përroin e Nivicës.
Lugina e Vjosës dhe e tributarëve të tij përbën një zonë të pasur me objekte, rrënoja dhe gjurmë vendbanimesh antike, bizantine dhe mesjetare.


Ujrat Termale
Ujërat termale të “Sarandoporit” pak minuta larg nga qyteti i Leskovikut, janë kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik.Ishte Lord Bajroni i cili përhapi famën e këtyre burimeve duke i quajtur ato si “Uji Çudibërës”. Janë dy burime të mëdha dhe 40 burime të vegjël me vlera kurative mes peizazhit të bukur natyror që rrjedhin mes shkëmbinjve në formë guvash. Përveçse një atraksion turistik shumë i veçantë për të apasionuarit e natyrës, këto burime kanë elementë shumë të pasur kurativë nga karakteristikat gjeologjike e hidrologjike që shfrytëzohen nga vendas e turistë të huaj në të ashtuquajturat vaska termale.
Vendi shtrihet përgjatë një kanioni rreth 200 metra i gjatë, mbi një luginë të rrethuar nga një peizazh natyror me florë dhe faunë të pasur.Temperatura e ujërave termalë, 430 metra mbi nivelin e detit shkon nga 29 – 40°C dhe janë kurative për reumatizmën. Lugina e lumit Sarandaporo dhe burimit termal përbëjnë me të vërtetë një dekor çlodhës për çdo turistët dhe çdo vizitorë të këtij burimi, ndërsa Mali i Melesinit i cili qëndron si kështjellë mbi qytetin e Leskovikut, befason këdo që e sheh atë për herë të parë.

LESKOVIKU

Leskoviku është një vendbanim në pjesën jugore të Shqipërisë. Leskoviku është në afërsi të kufirit Shqipëri-Greqi. Ndodhet në një lartësi mbidetare prej 1.220 metra. Popullsia është rreth 4200 banorë. Por, kohet e fundit popullsia ka filluar te pakesohet ,per shkak te largimeve te shpeshta te qytetareve.

HISTORIA
Leskoviku njihet si qendër e madhe banimi në fillimet e viteve 1800. U krijua si qendër pushimi e verimi nga pushtetarët otomanë të asaj kohe.Popullsia maksimale e tij ka arritur ne vitet 1910 me rreth 10 000 banore. Ka pasur 11 lagje. Ne vitet 1920-1944 ka qene n/prefekture ne varësi te prefekturës Korçe. Njihet si pika me e fuqishme doganore me Greqinë deri ne këtë periudhe.Leskoviku trashegon qe nga Antikiteti,Mesjeta bizantine dhe periudha e pushtimit Osman nje kulture e lashte qe fatmiresisht ka ardhur deri ne ditet e sotme.
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(3)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $3.59+) -
BUY THIS BOOK
(from $3.59+) - DOWNLOAD
- LIKE (3)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE(3)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!