Qyteti i Leskovikut ka qenë një qendër e lashtë. Këtë e vërtetojnë gjetjet arkeologjike, kultet, dhe një dokumentacion i pasur nga periudha më të hershme, sidomos në Mesjetë Edhe defterët osmane e përmendin Leskovikun me fshatrat përreth shumë të populluar. Më vonë, një pjesë e madhe e tyre janë boshatisur, mbeti një popullatë e pakët e krahasuar me mesjetën e hershme.
Leskoviku veçohet për reliefin malor e kodrinor, me pyje, flore dhe faunë të pasur, me burime ujërash minerale-kurative (banjot termale te Sarandaporit) e vreshtari të begata ; për marrëdhënie shkëmbimesh tregtare ndërkrahinore dhe me jashtë, sidomos atëherë me Janinën dhe Prevezën ; leskoviqarët kanë qenë muratorë dhe përpunues të zellshëm të drurit etj.
Leskoviku eshte kryeqyteti i sazeve dhe i kengeve popullore jugore.
Sazet e Leskovikut janë shfaqur që herët, në çerekun e fundit të shek XIX-të dhe në kapëryell të shekullit XX-të, në krahasim me krahinat e tjera simotra të aerealit polifonik të Shqipërisë së Jugut1. Përsosja e gjuhës muzikore me saze dhe të kabasë është me burim:A) Nga muzika vokale shumëzërëshe, si shoqëruese, duke huazuar prej asaj strukturën, si formë të personalizimit të tingujve muzikorë (gërnetës, violinës, llautës) me ato të zërave të këngëtarëve, ruajtjes së tyre në rrafshin emocional.B) Nga muzika me vegla tradicionale, që lidhen me mjedisin, natyrën etj.

Burimet e ujërave termale të Sarandaporit
Këto burime gjenden 10 km në jug të qytetit të vogël të Leskovikut. Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh.
Ujërat termale të “Sarandoporit” pak minuta larg nga qyteti i Leskovikut, janë kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik. “Burimet Termale Sarandoporo”, monumenti i natyrës, gjendet pranë fshatit Kuqesh të Leskovikut në rrethin e Kolonjës, buzë lumit Sarandoporës që është një degëzim i Vjosës. Ishte Lord Bajroni i cili përhapi famën e këtyre burimeve duke i quajtur ato si “Uji Çudibërës”. Janë dy burime të mëdha dhe 40 burime të vegjël me vlera kurative mes peizazhit të bukur natyror që rrjedhin mes shkëmbinjve në formë guvash.

Përveçse një atraksion turistik shumë i veçantë për të apasionuarit e natyrës, këto burime kanë elementë shumë të pasur kurativë nga karakteristikat gjeologjike e hidrologjike që shfrytëzohen nga vendas e turistë të huaj në të ashtuquajturat vaska termale. Vendi shtrihet përgjatë një kanioni rreth 200 metra i gjatë, mbi një luginë të rrethuar nga një peizazh natyror me florë dhe faunë të pasur. Temperatura e ujërave termalë, 430 metra mbi nivelin e detit shkon nga 29 – 40°C dhe janë kurative për reumatizmën. Lugina e lumit Sarandaporo dhe burimit termal përbëjnë me të vërtetë një dekor çlodhës për çdo turistët dhe çdo vizitorë të këtij burimi, ndërsa Mali i Melesinit i cili qëndron si kështjellë mbi qytetin e Leskovikut, befason këdo që e sheh atë për herë të parë.

Festa e Glines
Le të themi një nga festat më të rëndesishme për këtë qytet është Festa e Glinës. Një festë e cila festohet cdo 25 Gusht. Një festë fetare e cila tregon për mekamin e Glinës. Vend i shenjtë si edhe të gjithë që shkojnë në fshatin e Glinës luten dhe falen pranë teqesë së atij fshati. Kjo gjë bëhet pasi konsiderohet si një vend nga i cili mund të marrësh shumë fat. Sigurisht që njerëzit e festojnë duke bërë një festë të madhe si edhe një kurban. ne kete dite te vecante te gjithe kercejne .Ne mekamin e Glines ne kete dite vine njerez nga vende te ndryshme. Gjithashtu vijne edhe njerez ku shesin ushqime per te ngrene, pije. nese deshiron mund te blesh edhe dicka qe ta kesh kujtim , dhe ben shume mire nese blen dicka sado te vogel. Kjo eshte nje feste qe festohet vetem ne Leskovik.Festa qe dashurojne te gjithe njerezit qe vijne, jo vetem leskoviqaret.





Hafize Leskoviku
Leskoviku lindi dhe u rrit në Leskovik. Ajo, bashkë me të vëllanë, Selim Leskovikun, ishin fëmijët e Asllan Leskovikut. Ata formuan një nga grupet e para të sazeve, njëherësh dhe me të dëgjuar e të njohur në gjithë trevën juglindore të Toskërisë; por edhe si këngëtarë të shquar të Leskovikut. Asllani me Selimi luanin klarinetën, ndërsa Hafizeja, përveç si këngëtare, interpretonte edhe në violinë. Sazexhinjtë më të shquar të muzikës popullore me saze në Shqipërinë e Jugut të gjysmës së parë të shek. XX. Është babai i tyre Asllani i cili ndërton brenda familjes së vet, me fëmijët e tij dhe vëllezërit e tij, sazet e famshme të njohura me emrin e tij dhe të familjes Leskoviku. Asllani rridhte nga një familje me tradita dhjetra vjeçare në fushën e interpretimit në vegla popullore. Prej kësaj familjeje sazexhinjsh, më konkretisht “Muzikë Shqiptare e drejtuar prej Asllan Leskovikut”, dhe familjes kemi edhe pllakën e parë të gramafonit duke u bërë kështu të parët sazexhinj që fiksohen në pllakat e gramafonit.



VIOLINA 127-vjecare e Hafize Leskovikut

Largohen përfundimisht në Stamboll rreth vitit 1922 dhe dihet se një pjesë të madhe të veprimtarisë pas viteve 30-të e përqëndruan në klubet e shqiptarëve ku “…këndonin këngë leskoviqarçe, përmetare e korçare”. Pa asnjë dyshim, formimi i tyre si sazexhinj është bërë si pranë të familjes së tij ashtu edhe nën ndikimin e traditave të shquara muzikore të lojës me saze të qytetit të tyre të lindjes, Lekovikut.
SHELEGURI
Po ju flas për Shelegurin, një vend i vogël e shumë i bukur, në rrethin e Ersekës, drejt rrugës për në Leskoviku.
Zona quhet Rezervati natyror Gërmenj-Shelegur, një destinacion i natyrës shqiptare që ju ofron bukuri të pafundme, në çdo stinë të vitit. Është një zonë ndërkufitare shumë e bukur, në jugperëndim të Ersekës ku harmonizohen malet me luginat e thella, ligatinat, përrenjtë e rrëmbyer e sidomos pyje të dendur të përzier bredhi e lisi por ku dominon pisha e zezë. Vende ideale për të zbuluar natyrën me shëtitje të gjata, piknikë e ngjitje në mal.
Megjithëse nuk ekzistojnë shtegje ekzistuese formale, zona ofron shumë mundësi për udhëtime në këmbë ose kampingje, me një rrugë të përshtatshme që të çon në fshatin e Gërmenjit dhe një rrugë tjetër e vjetër që përdorej dikur si rrugë e karvanëve midis Janinës në Greqi dhe Korçës. Sheleguri eshte nje vend turistik i cili eshte vizituar nga shume turiste. Ai ka 2 restorante, por gjeja me e bukur qe ka ky vend eshte liqeni i tij .

LIQENI I SHELEGURIT

RESORT MEZINI

CAMPING FARM SHELEGUR
Rrapi Leskovikut
Rrapi i Leskovikut gjëndet pranë qëndrës së bashkisë së Leskovikut në rrethin e Kolonjës, 900 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru të veçuar rrapi (Platanius Orientalis) me kurorë në trajtën e një kupole, lartësi 18 m, diametër të trungut 140 cm, perimetër 440 cm, ndërsa mosha 300 vjeçare. ai gjithashtu ka edhe uje te pishem te cilin leskoviqaret e quajne ilac shpirti. Ka vlera shkencore, biologjike, arsimore, estetike e turistike. Vizitohet sipas intinerareve qyteti i Ersekës – Leskovik ose qyteti i Përmetit – Leskovik.



- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $3.39+) -
BUY THIS BOOK
(from $3.39+) - DOWNLOAD
- LIKE (1)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!