
gjuha shqipe si ghuhe artistike ne veprat e kadares
Ne kete punim do te flasim per :
-biografin e Ismail Kadares
-Veprat e tij
-"kush e solli dorontinen"


KUSH ESHTE ISMAIL KADARE ?
Ismail Kadare ka lindur ne Gjirokaster ne 1936, eshte nje nga shkrimtaret me te shquar shqiptar. Veprat e tij trajtojn tema historike e politike te Shqiprise dhe jane perkthyer gjeresisht.

Rinia:
U lind më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës, në një familje bektashie qytetare, i biri i Halit Kadaresë dhe Hatixhes nga Dobatët. Emrin ia dhanë në kujtim e nderim të gjyshit, çifti pati edhe dy fëmijë të tjerë, Kadrijen (1937-2022) dhe Shahinin (1943-2021). Në vogëli, Kadareja kalonte shumë kohë te biblioteka e gjyshit nga e ëma, që ishte gjykatës i shkolluar në Stamboll. I ati i punonte postier i gjykatës së qytetit, më 1920 qe ndër 218 vullnetarët gjirokastritë që morën pjesë në Luftën e Vlorës.
Kur u vendos regjimi komunist në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër.

Arsimi dhe fillimet letrare :
Kadare përfundoi shkollimin e mesëm në Gjirokastër dhe më pas vijoi studimet në degën e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Talenti i tij letrar u vu re që herët, dhe ndërsa ishte student, botoi disa poezi dhe tregime të shkurtra. Në vitin 1956, Kadare u pranua në Institutin Gorki në Moskë për të studiuar letërsi botërore. Përvoja në Bashkimin Sovjetik e ndihmoi të zgjerojë horizontet e tij artistike dhe e njohu me traditat letrare të vendeve të tjera, por kthimi i tij në Shqipëri më 1960, pas prishjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, shënoi fillimin e një periudhe krijuese intensive.





Emigrimi dhe jeta pas komunizmit: Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, Kadare u zhvendos në Paris, ku u bë një nga intelektualët më të njohur shqiptarë në diasporë. Në këtë periudhë, ai vazhdoi të shkruajë dhe të botojë vepra që pasqyronin ndryshimet sociale dhe politike në Shqipëri.
Përmes esesh dhe intervistave, Kadare ka diskutuar rolin e shkrimtarit në shoqëri dhe ka analizuar me guxim pasojat e diktaturës komuniste në vend.

Karriera dhe ndikimi me letersine shqiptare :
Ismail Kadare fillimisht u afirmua si poet, por do të bëhej i njohur ndërkombëtarisht si romancier. Romani i tij i parë i madh, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1963), trajton me ironi dhe reflektim temën e luftës dhe kujtesës historike. Ky roman shënoi një kthesë në letërsinë shqiptare dhe hapi rrugën për ndikimin e tij në letërsinë botërore.


Gjatë dekadave që pasuan, Kadare shkroi një sërë romanesh, tregimesh dhe esesh që trajtonin tema universale si pushteti, shtypja, lufta dhe identiteti kombëtar, shpesh të frymëzuara nga historia dhe mitologjia shqiptare.
Veprat e tij përdorin një gjuhë të pasur dhe të ngjeshur me simbole e alegori, duke e bërë atë një nga autorët më të sofistikuar dhe më komplekse të letërsisë bashkëkohore.
Stili dhe tematika :
Kadare është një mjeshtër i alegorisë dhe simbolikës. Shumica e veprave të tij janë të vendosura në kontekste historike ose mitike, por trajtojnë çështje universale si:
• Lufta për liri dhe mbijetesë.
• Konflikti midis traditës dhe modernitetit.
• Totalitarizmi dhe kontrolli mbi individin.
• Identiteti kombëtar dhe ndërthurja e miteve me realitetin.
Trashëgimia :
Ismail Kadare mbetet një figurë që tejkalon kufijtë kombëtarë. Ai është i njohur si ambasador i kulturës dhe historisë shqiptare në letërsinë botërore. Veprat e tij vazhdojnë të studiohen dhe të përkthehen në mbarë botën, duke e vendosur atë në radhët e shkrimtarëve më të rëndësishëm bashkëkohorë. Kadare është një simbol i letërsisë shqiptare dhe një shembull frymëzues për shumë
Çmime dhe njohje ndërkombëtare
dhe njohje ndërkombëtare

Cmimet :
• Çmimin Man Booker International (2005), për gjithë krijimtarinë e tij letrare
• Çmimin "Princi i Asturias" për letërsi (2009).
• Ai është propozuar disa herë për Çmimin Nobel në Letërsi, duke e bërë atë një nga shkrimtarët shqiptarë më të njohur në botë.
shkrimtarësh.


Veprat e Ismail Kadare
ismail kadare eshte autor i disa :
- romaneve
- tregime
- ese dhe vepra publicistike
- poezi

Pallati i endrave

Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e ka listuar mes veprave më të mira. Kjo vepër ka qenë nxitje që Kadare të përfshihet në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel". Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm "Pallati i Ëndrrave",
si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë. Si e tillë, ajo sot vazhdon të lexohet me dashuri dhe me një numër të madh interpretimesh nga lexuesit e ditëve tona.

Kronik ne gure
Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtërisht në romanin e Kadaresë. “Kronikë në gur". Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. tredimtari eshte autori
që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë "universin ". Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të “realizmit magjik".


Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë.
Gjenerali i ushtrisë së vdekur


Ky roman, është bazuar në legjendën e famshme të Kostandinit dhe Doruntinës. Besa e shqiptarit parë në këndvështrimit e mjeshtrit të fjalës e bën veprën të domosdoshme për t'u lexuar. Është vendosur edhe në kurrikulat e arsimit në Francë.
Kush e solli Doruntinën


Keshtjella
ky roman përshkruan rrethimin e një kështjelle shqiptare nga osmanët në shekullin XV. Romani trajton heroizmin dhe rezistencën shqiptare ndaj pushtimit, duke theksuar identitetin kombëtar dhe sakrificën.


eshte një roman që trajton temën e gjakmarrjes në malësitë shqiptare. Ngjarja ndjek Gjorg Berishën, një djalë të ri që, sipas Kanunit, detyrohet të vrasë për të hakmarrë gjakun e familjes. Pas vrasjes, ai ka vetëm 30 ditë lirie para se të bëhet viktimë e radhës.

Prilli i thyer

Vitet 1960
1. Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963)
Vitet 1970
2. Kështjella (1970)
3. Kronikë në gur (1971)
4. Dimri i madh (1973)
5. Ura me tri harqe (1978)
6. Prilli i thyer (1978)
Vitet 1980
7. Pallati i ëndrrave (1981)
8. Nëpunësi i pallatit të ëndrrave (1984)
9. Koncert në fund të dimrit (1988)
lista e romaneve te ismail kadares ne menyr kronologjike :
10. Viti i mbrapshtë (1989)
Vitet 1990
11. Dosja H (1990)
12. Piramida (1992)
13. Koha e shkrimeve
14. Spiritus (1996)
15. Tri këngë zie për Kosovën (1998)
Vitet 2000
16. Lulet e ftohta të marsit (2000)
17. Vajza e Agamemnonit (2003)
18. Pasardhësi (2003)
19. Çështje të marrëzisë (2005)
Vitet 2010...
20. Aksidenti (2008)
21. Darka e gabuar (2008)
22. Kukulla (2015)
23. Kur sunduesit grinden (2018)
Tregimet :
Përmbledhje tregimesh:
1. "Ëndërrimet" (1957)
2. "Qyteti pa reklama" (1959)
3. "Kënga e laboratorit" (1973)
4. "Emblema e dikurshme" (1990)
5. "Tregime të moçme shqiptare" (1995)
6. "E penguara" (2009)
7. "E penguara II" (2010)
Tregime të veçanta:
"Torres"
"Natë me hënë"
"Balada e Kurbinit"
"Qorrfermani"
"Gjahu i parë"
"Në kopshtin e shkrimtarëve"
"Kamarja e turpit"
"I teti në Bronx"




Qyteti pa reklama

është një përmbledhje tregimesh që paraqet një qytet të zbrazët dhe të kontrolluar rigorozisht nga një sistem totalitar. Kadare eksploron pasojat e një shoqërie ku çdo formë e komunikimit, lirisë dhe identitetit është hequr.



E PENGUARA

E Penguara" është një roman i njohur i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Libri është pjesë e ciklit të veprave që përshkruajnë periudhën e sundimit otoman dhe pasojat e sundimit të gjatë mbi jetën dhe identitetin e shqiptarëve.










Në këtë tregim, Kadare përshkruan një natë misterioze me atmosferë poetike, duke i dhënë hënës një rol të veçantë si simbol i vetmisë dhe reflektimit njerëzor. Ai përdor gjuhën figurative dhe ngjarje të thjeshta për të shpalosur ide të thella mbi jetën dhe realitetin.
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(2)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $7.19+) -
BUY THIS BOOK
(from $7.19+) - DOWNLOAD
- LIKE (2)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE(2)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!