

SHPIRTI I KOMBIT NE LETERSINE SHQIPE
ESE,STUDIME,SHKRIME KOMENTUESE,FJALOR,KRIJIME
KLASA IX Shkolla Dhora Leka
1. Pick a Character on the left side.
2. Pick a Text box. Type something.
3. To continue, click Save & Exit in top right corner.

NXENESIT E KLASES SE NENTE JANE YJET QE NDRICUAN JETEN DHE PROFESIONIN TONE
MESUESE Diana Pasho

Kur perllogaritjet e shkences nuk na japin pergjigje per probleme thelbesore te qenies sone ,syte i kemi drejtuar nga pasuria e shpirtit te kombit dhe kemi gjetur pergjigje...
Tregim ''Mallkimi'' Diana Pasho
Fatkeqësitë nuk i ngjanin njëra-tjetrës; as fatkeqësia e Osman Gazepit nuk ngjante me asnjë tjetër.
Edhe mbiemri i tij mbante një domethënie ogurzezë:
Gazep – mundim i madh, vuajtje, fatkeqësi e rëndë, gjëmë, mynxyrë.
Osmani kishte lindur në qytezën e vogël të Leskovikut. Në vitin 1945, në një moshë tashmë të thyer, u arrestua si besnik i Mbretit Zog. Një akuzë për të cilën nuk u ankua kurrë, sepse ishte dhe mbeti besnik i Mbretit deri në fund. Pas tetë vitesh burg, u lirua vetëm falë ndërhyrjes së Ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehu.
Asnjë nga fëmijët e tij nuk e strehoi. I braktisur, në pleqëri lypte për të mbijetuar, derisa vdiq nga uria dhe tifoja e morrit.
Që nga ajo ditë, mbi të gjithë pasardhësit e tij, kudo që ndodheshin, nisi të frynte era e mallkimit. Ishte një mallkim që ngjante me atë të Atridëve, ndoshta edhe më i kobshëm.
Zakonisht, mallkimi stërgjyshor transmetohet përmes linjës mashkullore ose femërore dhe vazhdon derisa dikush ta ndalë. Pyetja që i mundonte të gjithë ishte e qartë:
Si ta ndalësh? Si ta heqësh mallkimin që Osmani, i uritur, i mbuluar nga morrat, në çastin e fundit të jetës, e lëshoi si një lumë zjarri mbi gjithë pasardhësit e tij, meshkuj e femra, brez pas brezi?
Sa herë që dikush ndërgjegjësohej dhe e lidhte fatkeqësinë e radhës me mallkimin, fillonte me rite, lutje, ndezje qirinjsh. Për një çast dukej sikur ai qetësohej, por në të vërtetë kthehej edhe më i pamëshirshëm, këtë herë duke marrë një foshnjë që ende nuk e kishte mbushur vitin.
Një nga gratë më të moshuara të qytetit, të cilën vdekja sikur e kishte harruar, e verbër, por me një shikim përtej racionales, nisi të fliste gjithnjë e më shpesh për këtë mallkim. Një natë, si në kllapi, tha:
— Nuk ka mallkuar vetëm fisin e tij, por gjithë qytetin. Madje ka mallkuar edhe gurët, edhe drurët.
Njerëzit nuk dyshuan në fjalët e saj. Të nesërmen, në varrezat e qytetit, u përcollën shtatë persona nga një familje tjetër, mes tyre një nënë dhe foshnja e saj në gji. Dhëndri kishte qëlluar me automatik, duke ekzekutuar gjithë familjen: prindërit, të afërmit, madje edhe gruan dhe djalin e tij – një foshnjë që po pinte gji, të cilës i ati ia mori jetën me breshëri plumbash. Më pas, kishte vrarë edhe veten.
Thuhej se një natë më parë dikush i kishte pëshpëritur diçka oficerit të ri. Askush nuk ia kishte parë mirë fytyrën: ishte e zbardhur, sikur kishte dalë nga Ferri. Pas asaj bisede, ai ishte kthyer në shtëpi dhe kishte zbrazur automatikun mbi gjithë familjarët.
Njerëzit nuk kishin më pyetje për njëri-tjetrin. Nuk besonin më në vlera objektive apo absolute. Kjo gjendje i kishte tjetërsuar, madje i kishte dehumanizuar.
Leskoviqarët nisën të dukeshin si përbindësha: tipare të shpërfytyruara, shpirtra të thyer. Disa kishin çmendur. Skizofrenia, edhe pse mjekohej, po linte gjurmë të thella në pamjen dhe sjelljen e tyre. Të sëmurët psikikë lëviznin lirshëm në rrugët e pakta të qytetit dhe ndikimi i tyre po shfaqej edhe te fëmijët, të cilët i merrnin për njerëz normalë dhe fillonin t’i imitonin.
Kështu, çdo ditë, këtij qyteti i shtoheshin të sëmurë të rinj mendorë
Elios Sinakoli Klasa IX-B
Fjale te urta shqiptare:
1.Kur afrohet korriku, ze e piqet fiku.
2.Deti njihet me valë, burri njihet me fjale(sarande)
3.Derri do plumbin, nuk zihet me duar(Lushnje)
4.Amanetin e mban toka(Shkoder)
Burri o te fal, o te var (Gjirokaster)
6.Shqiptari kur jep fjalen, therr djalen.(Vlore)
7.I madh eshte edhe Plepi, por e felliqin sorrat.(Tirane)
8.Dinaku hyn ne pus e del pa lagur.(Tirane)
Besa e shqiptarit si purteka e arit.(Jug)
10.Burri s'matet me pellembe po me zemer.(Skrapar)
11.Shqiptari kryet e pren dhe besen s'e then. (Kosovë)
12. C'pret nga ai qe trembet nga hija e tij?
13.Besa e burrit, pesha e grurit.(veri)
14.Ujk e dele, mace e mi s'mund te bejne shoqeri.
Si me shtrove te mbulova.(JUG)
16.Ne dalte djale te na rroje, ne dalte çupe te te rroje. ( JUG)
17.s'kam hall se vdes, kam hall se nxe ves.( Tirane)
18.Gjuha dhe njerezit jane topia e vendit.( jug)
Mur mur behet ur. (Kruje)
20.Kush unj qafen i bie zverkut.
Elios Sinakoli Klasa IX -B
GJEGJËZA TË RRALLA
Çfarë thyhet pa u prekur me dorë?
(Besa)
Një fushë e bardhë, një faqe e zezë; pesë që lërojnë, një zot që flet.
(Shkrimi)
Cila është ajo “kafshë” që rron në Shqipëri, ha bukën e vet dhe leh për të huajt?
(Politikani)
Është një rrotë pa bosht, është një gjuhë pa gojë; i thotë të gjitha dhe askënd s’e gënjen.
(Peshorja e vjetër / kandari)
Fjalë të rralla të dëgjuara
(të mbledhura nga Naim Sinakoli, 46 vjeç, me profesion sipërmarrës dhe inxhinier)
Hajni – hajdut
Netull – fshesë
Zhobol – i palarë
Bihuc – ngordhi / vdiq
Dara – pinca
Samsa – bakllava
Trohis – mpreh
Kumpir – patate
Hallastar – zhavorr
Qerek – bel që përdoret për punimin e tokës
Ushkur – litar
Markush – zorrë
Sqoll – sqoll
Potis – vadis
Setër – xhaketë
Sròmë – dyshek
Terezi – peshore e vjetër
Dollma – fustan
Zanatçi – usta
Fjalë të rralla të dialektit dibran dhe kuptimi i tyre në shqipen standarde
(Nga Ersian Hoxha Klasa IX -B)
Troshka – thërrime
Çeramide – tjegull
Qergull – hardhi rrushi
Vdër – dëborë
Gjëzhde – gozhdë
Kronde – thupra
Magjer – gomar
Mëjshtas – majtas
Gjethtas – djathtas
Njergull – mjergull
Kërçele – gëlqere
Thmëjk / Tëjshk – pak, në sasi të vogël
Çatëj – aty
Çaqe – atje
Gje – dje
Kurt – oborr
Hardhëjçk – hardhucë
Varbec – trumcak
Nic – njeri hileqar, tinëzar
Kaur – besimtar i krishterë
Kushar – vendi ku mbahet misri
Qita – tulla prej balte
Quk – pulë që bën zogj (klloçkë)
Voc / Gjel – djalë
Çallëjk – ibrik
Fjëk – flokë
Thëj – thonj
Gjur – gur
Kurëjt – govatë
Mashnja – hambar
Tërma – lart
Tëposht – poshtë
Purent / Gjerdh – gardh
Ëdë – dhomë
Pëshpojë – peshkopi
Zallnec – stomaku i pulës
Shkulm – diçka tepër e nxehtë
Skarcitete – mall gati i skaduar, mall i dorës së fundit
Tàsa / Fukare – nxehtësia që ndjehet në trup
Xhigim – gjymtim
Nëse dëshiron, mund ta stiloj edhe:
si material studimor,
si post kulturor,
TREGIM " Mallkimi"
Fatkeqësitë nuk i ngjanin njëra-tjetrës; as fatkeqësia e Osman Gazepit nuk ngjante me asnjë tjetër.
Edhe mbiemri i tij mbante një domethënie ogurzezë:
Gazep – mundim i madh, vuajtje, fatkeqësi e rëndë, gjëmë, mynxyrë.
Osmani kishte lindur në qytezën e vogël të Leskovikut. Në vitin 1945, në një moshë tashmë të thyer, u arrestua si besnik i Mbretit Zog. Një akuzë për të cilën nuk u ankua kurrë, sepse ishte dhe mbeti besnik i Mbretit deri në fund. Pas tetë vitesh burg, u lirua vetëm falë ndërhyrjes së Ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehu.
Asnjë nga fëmijët e tij nuk e strehoi. I braktisur, në pleqëri lypte për të mbijetuar, derisa vdiq nga uria dhe
tifoja e morrit.
Që nga ajo ditë, mbi të gjithë pasardhësit e tij, kudo që ndodheshin, nisi të frynte era e mallkimit. Ishte një mallkim që ngjante me atë të Atridëve, ndoshta edhe më i kobshëm.
Zakonisht, mallkimi stërgjyshor transmetohet përmes linjës mashkullore ose femërore dhe vazhdon derisa dikush ta ndalë. Pyetja që i mundonte të gjithë ishte e qartë:
Si ta ndalësh? Si ta heqësh mallkimin që Osmani, i uritur, i mbuluar nga morrat, në çastin e fundit të jetës, e lëshoi si një lumë zjarri mbi gjithë pasardhësit e tij, meshkuj e femra, brez pas brezi?
Sa herë që dikush ndërgjegjësohej dhe e lidhte fatkeqësinë e radhës me mallkimin, fillonte me rite, lutje, ndezje qirinjsh. Për një çast dukej sikur ai qetësohej, por në të vërtetë kthehej edhe më i pamëshirshëm, këtë herë duke marrë një foshnjë që ende nuk e kishte mbushur vitin.
Një nga gratë më të moshuara të qytetit, të cilën vdekja sikur e kishte harruar, e verbër, por me një shikim përtej racionales, nisi të fliste gjithnjë e më shpesh për këtë mallkim. Një natë, si në kllapi, tha:
— Nuk ka mallkuar vetëm fisin e tij, por gjithë qytetin. Madje ka mallkuar edhe gurët, edhe drurët.
Njerëzit nuk dyshuan në fjalët e saj. Të nesërmen, në
varrezat e qytetit, u përcollën shtatë persona nga një familje tjetër, mes tyre një nënë dhe foshnja e saj në gji. Dhëndri kishte qëlluar me automatik, duke ekzekutuar gjithë familjen: prindërit, të afërmit, madje edhe gruan dhe djalin e tij – një foshnjë që po pinte gji, të cilës i ati ia mori jetën me breshëri plumbash. Më pas, kishte vrarë edhe veten.
Thuhej se një natë më parë dikush i kishte pëshpëritur diçka oficerit të ri. Askush nuk ia kishte parë mirë fytyrën: ishte e zbardhur, sikur kishte dalë nga Ferri. Pas asaj bisede, ai ishte kthyer në shtëpi dhe kishte zbrazur automatikun mbi gjithë familjarët.
Njerëzit nuk kishin më pyetje për njëri-tjetrin. Nuk
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(2)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $4.19+) -
BUY THIS BOOK
(from $4.19+) - DOWNLOAD
- LIKE (2)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- REMIX
- Report
-
BUY
-
LIKE(2)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!