Ky libër është krijuar nga nxënës të shkollave partnere në projektin “Zërat e vegjël për Evropën”.
Çdo klasë ka menduar për një problem që mund të ekzistojë në shkollë ose në komunitetin e saj dhe ka shkruar një projektligj për ta përmirësuar atë.
Në këtë libër do të gjeni idetë dhe propozimet e fëmijëve, të cilët tregojnë se edhe zëri i tyre është i rëndësishëm për të ndërtuar një shkollë dhe një komunitet më të mirë.
Sepse edhe zërat e vegjël mund të sjellin ide të mëdha për një jetë më të mirë në Europë.

.


Çdo ide e vogël ka rëndësi .
Kur bashkohemi,
mund të bëjmë ndryshime të mëdha!
Rudina Bendo, Klasa 4-A, Ajet Xhindole, Berat, Shqipëri
Luljeta Rama,Klasa 3/2 "Eqrem Çabej" Mitrovicë, Kosovë
Migena Thaka, Klasa 2-A ,"Pandeli Cale", Korçë, Shqipëri
Voltisa Qirici, Klasa 4/5, "Pandeli Cale", Korçë, Shqipëri
Dhurata Cuka, Klasa 4-A, "Ilia Qiqi", Burrel, Shqipëri
Ensuida Selaj, Klasa 3-B, "Ilia Qiqi", Burrel, Shqipëri
Dorida Xhetani,Klasa 3-A ,"Ilia Qiqi", Burrel, Shqipëri
Rinita Hasa, Klasa 1-B, "Ilia Qiqi",Burrel, Shqipëri
Dorela Hysuka,Kl 5-A,"Mustafa Gjestila"Burrel, Shqipëri
Arta Kruja, Klasa 5 ,"Ndre Mjeda" Shkodër, Shqipëri
Sebahate Sopjani, Kl 3/3,"Daut Bogujevci", Fushë-Kosovë
Shpresa Voca, Klasa 2/1 "Eqrem Çabej" Mitrovicë, Kosovë
Ilirianë Ahmeti, Kl. 2/2 "Eqrem Çabej" Mitrovicë, Kosovë

Projektligji për një oborr të pastër në shkollë
Problemi
Oborri i shkollës në pushimin e madh ndonjëherë bëhet i papastër.
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të sigurojë rritjen e ndërgjegjësimit tek nxënësit dhe përmirësimin e sjelljeve ndaj mjedisit të shkollës nën moton:'Një oborr i pastër filllon nga secili prej nesh !"
Ligji Nr 1, datë 07.05.2026 "Oborri i pastër në shkollë"
Neni 1
Në çdo oborr do të shtohen dy kosha mbeturinash.
Neni 2
Çdo muaj klasat pastrojnë oborrin në të enjten e fundit të muajit sipas grafikut të përcaktuar nga senati i shkollës.
Neni 3
Në rast se dikush hedh mbeturina përtokë, do të gjobitet me shumën prej 100 lekësh, që do të paguhet pranë drejtorisë së shkollës nga prindi i nxënësit.
Neni 4
Subjekt i këtij ligji janë të gjithë nxënësit e shkollave partnere në projektin eTwinning "Zërat e vegjël për Europën".
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Mësuese Migena Thaka.Klasa: 2-A Shkolla :"P.Cale "Korçë,

Problemi:
Oborret dhe mjediset rreth shkollave duken gjithnjë e më tepër pa gjelbërim.
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të nxisë dashurinë për natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit përmes mbjelljes së pemëve në oborrin e shkollës dhe hapësirat përreth.

Ligji Nr 2, datë 07.05.2026 "Ligji për mbjelljen e pemëve në shkollë"
Neni 1– Detyrimi për mbjellje
Çdo klasë është e detyruar të mbjellë të paktën një pemë çdo vit shkollor.
Neni 2 – Përkujdesja
Fëmijët së bashku me mësuesit janë përgjegjës për ujitjen, kujdesin dhe mbrojtjen e pemëve të mbjella.
Neni 3 – Edukimi mjedisor
Shkolla organizon aktivitete edukative për rëndësinë e pemëve, ajrit të pastër dhe ruajtjen e natyrës. Një ditë e veçantë shpallet si “Dita e Pemës”.
Neni 4 – Zbatimi
Ky ligj zbatohet në të gjitha klasat dhe oborret e shkollës. Mësuesit dhe drejtuesit e shkollës janë përgjegjës për zbatimin e tij.
Mësuese Dorida Xhetani klasa 3-A shkolla "Ilia Qiqi"Burrel
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësi të shprehë mendimin e tij, të dëgjohet dhe të marrë pjesë në vendimet që lidhen me jetën në shkollë.
Problemi:
Shpeshherë ndeshemi me vendime arbitrare të mësuesve dhe prindërve tanë në lidhje me veprimtaritë tona ditore brenda dhe jashtë shkolle.

Ligji Nr 3, datë 07.05.2026 "Ligji për zërat e vegjël në shkollë"
Neni 1 – E drejta e fëmijës për të folur dhe dëgjuar
Çdo fëmijë ka të drejtë të shprehë mendimin e tij lirshëm në klasë, në aktivitete dhe në mbledhje të posaçme të organizuara nga shkolla. Mësuesit dhe drejtuesit e shkollës janë të detyruar të dëgjojnë mendimet e fëmijëve dhe t’i marrin parasysh kur marrin vendime për aktivitetet, rregullat dhe projektet e shkollës.
Neni 2 – Përfaqësimi
Fëmijët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në klasë, të cilët paraqesin idetë dhe shqetësimet e tyre në mbledhjet e shkollës.
Neni 3– Barazia
Të gjithë fëmijët kanë të njëjtën të drejtë për t’u dëgjuar, pa dallim gjinie, prejardhjeje apo aftësish.
Neni 4– Zbatimi
Ky ligj zbatohet në çdo klasë dhe çdo aktivitet shkollor. Mësuesit janë përgjegjës për zbatimin e tij dhe për krijimin e një mjedisi ku fëmijët ndihen të lirë të shprehen.
Mësuese Ensuida Selaj klasa 3-B shkolla "Ilia Qiqi"Burrel
Qëllimi:
Të ndikojmë në veprimtaritë e përditshme të fëmijëve duke krijuar marrëdhënie të shëndetshme në respekt të individualitetit të gjithsecilit prej nesh.

Problemi:
Fjala vret më shumë se shpata.Bullizmi bëhet plagë e çdo grupi shoqëror.
Ligji Nr 4, datë 07.05.2026 "Të gjithë kundër bullizmit"
Neni 1
Në çdo klasë do të afishohen sjelljet e ndaluara bullizuese.
Neni 2
Do të zhvillohen shpesh seanca diskutimi me psikolog për bullizmin.
Neni 3
Në rast se dikush bullizon, në fillim do të këshillohet dhe do të dënohet me heshtje për një orë. Në rast përsëritje do të gjobitet me një shumë prej 500 lekësh, që do të paguhet pranë drejtorisë së shkollës nga prindi i nxënësit.
Neni 4
Subjekt i këtij ligji janë të gjithë nxënësit e shkollave partnere në projektin eTwinning "Zërat e vegjël për Europën".
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Mësuese: Dhurata Cuka klasa 4-A, Shkolla "Ilia Qiqi" Burrel, Shqipëri
Projektligji për Ushqyerjen e Shëndetshme
Problemi
Nxënësit shpesh sjellin në shkollë ushqime jo të shëndetshme dhe nuk janë të ndërgjegjësuar për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm që duhet konsumuar në pushimin e drekës.
Qëllimi
Të nxitet përdorimi i përditshëm i kutisë së ushqimit nga shtëpia, për të krijuar te nxënësit zakone të shëndetshme.


Ligji Nr 5, datë 07.05.2026 "Kutia e Ushqimit të Shtëpisë"
Neni 1 Kutia e ushqimit të shëndetshëm
Çdo nxënës inkurajohet të marrë me vete një kuti ushqimi (lunchbox) të përgatitur në shtëpi, me produkte natyrale dhe të freskëta.
Neni 2 Ndarja e ushqimeve të shëndetshme
Gjatë pushimit të gjatë, nxënësit ulen të hanë së bashku dhe shkëmbejnë receta dhe ushqime të shëndetshme me njëri-tjetrin, duke promovuar zakone të mira.
Neni 3 Respekti për ushqimin e shëndetshëm në klasë
Nalohet rreptësisht tallja apo komentet negative ndaj nxënësve për ushqimin që sjellin nga shtëpia. Çdo nxënës duhet të tregojë respekt për "Kutinë e ushqimit".
Neni 4 Promovimi i ushqimit të shëndetshëm
Senati i klasës do të shpallë çdo muaj "Kutinë më të shëndetshme të ushqimit të shtëpisë". Nxënësi fitues shpallet "Ambasador i Shëndetit" për klasën dhe shkollën.
Neni 5 Zbatimi i ligjit
Ky ligj synon të ndërgjegjësojë nxënësit se të ushqyerit e shëndetshëm është shenjë përgjegjësie për veten dhe duhet të respektohet nga të gjithë.
Mësuese: Voltisa Qirici, klasa 4/5 Shkolla "Pandeli Cale", Korçë, Shqipëri
Problemi:
Komunikimi jokorrekt mes fëmijëve, shpesh çon në sjellje jo të pëlqyeshme mes tyre.
Qëllimi:
Krijimi i një ambienti të sigurt, përmes zbatimit të 3 i-ve në çdo mjedis shkollor.

Ligji Nr 6, datë 07.05.2026 "Sjelljet pozitive krijojnë një mjedis të sigurt"
Neni 1
Në çdo klasë duhet të njihen nxënësit me rregullat e klasës për ndërhyrjet pozitive.
Neni 2
Çdo muaj evidentohen klasat e nxënësit që shfaqin sjellje pozitive ndaj nxënësve e mësuesve në shkollë.
Neni 3
Në rast se dikush nuk zbaton rregullat për sjelljet pozitive, ndëshkohet me punë vullnetare në ndihmë të mjedisit në shkollë
Neni 4
Subjekt i këtij ligji janë të gjithë nxënësit e shkollave partnere në projektin eTwinning "Zërat e vegjël për Europën".
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Rudina Bendo, Klasa 4-A, Ajet Xhindole, Berat, Shqipëri
Problemi:
Shpesh ndodhë, që disa nga nxënësit të lihen anash për arsye se janë më ndryshe nga tjerët.
Qëllimi:
Nxënësit e klasës sonë do të angazhohen që të tregojnë solidaritet me të gjithë pa dallim, do të
ndihmojnë njëri- tjetrin dhe do të kujdesen që
askush të mos ndihet i vetmuar apo i lënë pas.

Ligji Nr 7, datë 07.05.2026 "Bashkë ndihmojmë njëri-tjetrin"
Neni 1
Të ndihmojmë shokët dhe shoqet kur kanë vështirësi në mësime.
Neni 2
Të ndajmë materialet dhe mjetet shkollore me ata që kanë nevojë.
Neni 3
Të tregojmë mirësi, respekt dhe mbështetje për të gjithë.
Neni 4
Subjekt i këtij ligji janë të gjithë nxënësit e shkollave partnere në projektin eTwinning "Zërat e vegjël për Europën".
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Luljeta Rama, klasa 3/2, Shkolla "Eqrem Çabej" Mitrovicë, Kosovë
Qëllimi:
Ky ligj ka për qëllim të mësojë nxënësit e klasës së parë të përdorin fjalët magjike në komunikimin e tyre të përditshëm, për të treguar respekt, mirësjellje dhe dashuri.
Rinita Hasa, Klasa 1-B, "Ilia Qiqi", Burrel, Shqipëri

Projektligji: Fjalët Magjike
Problemi:
Sot hasim në fëmijë që harrojnë të jenë falenderues, mirë.njohës dhe miqësorë.
Ligji Nr 8, datë 07.05.2026 "Fjalët magjike"
Neni 1 – Fjalët Magjike
Fjalët magjike janë:
- “Të lutem”
- “Faleminderit”
- “Më fal”
- “Mirëdita”
- “Natën e mirë”
Neni 2 – Përdorimi i Fjalëve Magjike
1. Nxënësit duhet të thonë “Të lutem” kur kërkojnë diçka.
2. Nxënësit duhet të thonë “Faleminderit” kur marrin ndihmë ose dhurata. 3. Nxënësit duhet të thonë “Më fal” kur bëjnë gabime ose lëndojnë dikë.
4. Nxënësit duhet të përshëndesin me “Mirëdita” kur takohen.
5. Nxënësit duhet të thonë “Natën e mirë” para gjumit.
Neni 3 – Detyrimet e Nxënësve
- Të përdorin fjalët magjike çdo ditë në klasë dhe jashtë saj.
- Të kujtojnë shokët e klasës kur harrojnë t’i përdorin.
- Të japin shembull të mirë për të tjerët.
Neni 4 – Shpërblimet
Nxënësit që përdorin shpesh fjalët magjike do të marrin:
- Yje mirësjelljeje në tabelën e klasës.
- Lavdërime nga mësuesi.
- Një certifikatë “Kampion i Fjalëve Magjike”.
Neni 5 – Zbatimi
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet nga të gjithë nxënësit e klasës së parë.
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors



- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $5.79+) -
BUY THIS BOOK
(from $5.79+) - DOWNLOAD
- LIKE (1)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- REMIX
- Report
-
BUY
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!