

Letërsia shqiptare na mëson të duam gjuhën, historinë dhe vendin tonë, sepse nëpërmjet librave njohim më mirë veten dhe të kaluarën tonë.

SHPIRTI I KOMBIT NË GJUHËN DHE LETËRSINË SHQIPE
BALADA SHQIPTARE

LETËRSIA SHQIPTARE
Letërsia popullore shqiptare ka shumë vlera dhe tregon histori që të prekin. Këto histori janë përcjellë nga të parët tanë dhe flasin për jetën, dhimbjen, dashurinë dhe sakrificën. Një pjesë e rëndësishme e saj janë baladat. Ato nuk janë thjesht tregime, por mësime për jetën. Në këtë libër kam zgjedhur të flas për disa balada shqiptare që më kanë lënë përshtypje: baladën e Kostandinit, baladën e Rozafës dhe baladën e Ali Pashë Tepelenës. Do të jap mendimin tim për secilën dhe do t’i krahasoj mes tyre.
ÇFARË JANË BALADAT?
Baladat janë krijime popullore që tregojnë ngjarje të trishta ose shumë të forta. Ato flasin për besën, familjen, sakrificën dhe nderin. Shumë balada kanë elemente që nuk ndodhin në jetën reale, por shërbejnë për të treguar sa të forta janë ndjenjat e njerëzve. Baladat shqiptare tregojnë se populli ynë gjithmonë ka vlerësuar fjalën e dhënë dhe dashurinë për familjen.

Balada e Kostandinit është një nga baladat më të njohura shqiptare dhe flet për një nga vlerat më të rëndësishme të popullit tonë, besën. Kostandini është vëllai që i premton nënës se do t’ia kthejë Doruntinën, motrën e tij, sa herë që ajo ta kërkojë. Pas martesës së Doruntinës larg shtëpisë, nëna mbetet vetëm dhe e mbushur me mall. Ajo mallkon djemtë e saj, sepse askush nuk po ia kthen vajzën.Edhe pse Kostandini ka vdekur, ai nuk e harron fjalën e dhënë. Ai ngrihet nga varri vetëm për ta mbajtur premtimin. Kjo pjesë e baladës është shumë e fortë dhe tregon se besa për shqiptarin është më e fortë se vdekja. Kostandini nuk mendon për veten, por për dhimbjen e nënës. Kur Doruntina kupton të vërtetën, dhimbja bëhet edhe më e madhe.Kjo baladë të prek sepse tregon sa peshë ka fjala e dhënë dhe sa e fortë është lidhja mes nënës dhe fëmijëve. Fundi i saj është i trishtë dhe lë një ndjenjë dhimbjeje dhe respekti për figurën e Kostandinit.
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $2.99+) -
BUY THIS BOOK
(from $2.99+) - DOWNLOAD
- LIKE (1)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!