


Përbërësit:
500 gr miell 1 lgj kripë
1 lgj uthull 1 lgj vaj
300 gr gjizë 1 kokërr vezë
200 gr spinaq 1 tufë koper
Piper i zi, piper i kuq
Niseshte për hapjen e petëve


Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin e byrekut. Brumi ështe i rëndësishëm që të punohet mirë derisa të fitojë elasticitet. E lemë brumin të pushojë për të paktën 30 minuta dhe më pas hapim brumin në 6 kuleçë. Spërkasim tryezën e punës me niseshte dhe hapim 6 petë të mëdha të cilat i vendosim njëra mbi tjerën duke lyer çdo petë me vaj ulliri. Në një tas vendosim bishtat e qepëve të njoma të grira imët, spinaqin e grirë imët, majdanoz ose kopër, gjizë pa kripë dhe një vezë. E trazojmë mirë dhe vendosim mbushjen në qendër të petëve të hapura. E mbështjellim petën si një bohçe duke mbuluar të gjithë mbushjen. E spërkasim me pak miell dhe niseshte dhe e kalojmë dhe njëherë okllain mbi byrekun e mbushur. E vendosim byrekun duke e kthyer përmbys në një tepsi, lyejmë sipërfaqen mirë me yndyrë dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.



3 filxhanë çaji miell, 2 kokrra vezë
1 pako gjalpë ose vaj ulliri
¾ liter qumësht
1 filxhan çaji niseshte pak kripë
Si fillim duhen përgatitur petët e byrekut.
Në ditët e sotme mund të përdorni edhe petë të gatshme, por e mira e të mirave është që petët t’i përgatisni vetë.
Hidheni miellin e situr në një tepsi.
Hapni një vrimë në mes të tij dhe hidhni ujë me pak kripë.
Përzierjen e brumit fillojeni nga mesi, duke kombinuar ujin me miellin.


Brumin punojeni me duar për 8-10 minuta.
Pasi brumi të ketë marrë formën e duhur, ndajeni në kuleçe dhe mbulojini me napë të lagur.
Lërini të qëndrojnë për 20-25 minuta.
Më pas hapini kuleçët një e nga një duke i spërkatur me pak niseshte.Kur petët të jenë hapur sa duhet, piqini mbi pllakën e sobës.Temperatura duhet të jetë mesatare në mënyrë që petët të mos digjen.
Ndërkohë trazoni qumështin, vezët dhe gjalpin e shkrirë.
Në fund të tepsisë vendosni një petë të papjekur.
Spërkateni me masën e qumështit dhe mbulojeni me një petë tjetër të pjekur.Spërkatini të gjitha petët një e nga një me masën e qumështit, vezëve dhe gjalpit deri sa tepsia të jetë mbushur e gjitha.Në fund, mbulojeni byrekun me petën e papjekur.Lyejeni me gjalpë dhe futeni në furrë.
Lëreni byrekun të piqet për rreth 30-40 minuta.
Pas pjekjes hiqeni nga furra, priteni në copa dhe servireni.
Byreku shoqërohet shumë mirë me një pjatë kos ose gotë me dhallë.
Revania me miell misri
...është një ëmbëlsirë fantastike, me shije të mrekullueshme, e cila përgatitet shumë lehtë në shtëpi.
Ajo mund të përgatitet me sherbet por mund të konsumohet edhe pa sherbet, ndërsa mund të shoqërohet me fruta të freskëta apo fruta të thata, akullore, arra e bajame, reçelra të ndryshëm etj.
Revania përgatitet në disa mënyra, me miell gruri, me mjaltë, me fruta dhe arra brenda, por një shije speciale ka ku përgatitet me miell misri dhe kos.

(Përbërësit më poshtë janë për një ëmbëlsirë përreth 4-5 persona)

Gjeli i detit mbreti i Vitit të Ri për zonën tonë.
Si Të Gatuani Me Mjeshtëri Gjelin E Detit
Së pari, sigurohuni që gjeli i detit është i madh mjaftueshëm sa për t’u futur në furrë. Në këtë të fundit, gjeli duhet të ketë hapësirën e nevojshme për të përthithur nxehtësinë e përvetësuar lëngjet
e yndyrnat shtesë.
Nëse një amvisë e di peshën e saktë të gjelit, ajo do të përllogarisë kohën e nevojshme në gatim dhe të shmangë gjasat e tharjes së tij. Pas daljes nga furra, gjeli i detit ka nevojë për kohë që të rrijë në temperaturë ambienti.
Për shembull nëse gjeli peshon diku nga 4 në 6 kilogramë, atëherë ai duhet të qëndrojë në temperaturë ambienti për 1 orë e gjysmë. Nëse
gjeli peshon mbi 6 kilogramë atëherë ai duhet të qëndrojë për 2 orë.


Temperatura E Furrës Dhe Koha E Pjekjes Së Gjelit
Gjeli gatuhet mirë në furrën e ngrohur në 180 gradë. Një gjel që peshon nga 4 në 5 kilogramë ka nevojë për 2 deri në 2 orë e gjysëm që të piqet siç duhet. Një gjel që peshon nga 5 deri në 6 kilogramë ka nevojë për 2 orë e gjysëm deri në 3 orë për tu pjekur. Gjeli me peshë nga 6 deri në 7 kilogramë gatuhet për 3 deri në 3 orë e gjysmë. Gjeli që peshon nga 7 deri në 8 kilogramë piqet në furrë për 3 orë e gjysmë deri në 4 orë. Gjeli me peshë nga 8 deri në 9 kilogramë kërkon 4 orë deri në 4 orë e çerek pjekje.


Tavë kosi


Në fillim pastrojmë dhe ziejmë mishin e qengjit, më pak kripë dhe 1 litër e ½ ujë, pas kësaj e heqim mishin, kullojmë lëngun dhe i lëmë mënjanë të ftohen.
Ndërkohë që lëngu ftohet fillojmë përgatitjen e tavës së kosit ku në një enë të thellë përziejmë mirë vezët, të cilat i ke rrahur pak më parë, vazhdojmë duke shtuar kosin, miellrat, vajin, kripën, hudhrat e grira.
Pasi kemi përftuar një masë homogjene fillojmë shtojmë lëngun e mishit të cilin e kemi kulluar më parë dhe e lëm mënjanë.
Në një tepsi vendosim copat e mishit të qengjit, shpërndajmë gjithandej nëpër fundin e tepsisë orizin të cilin e kemi pastruar më parë dhe hedhim përzierjen e sipërme me kosin, vezët dhe lëngun e mishit.
Mbi çdo copë mishi vendosim një lugë çaji gjalpë në mënyrë që mishi të qëndroji i butë gjatë pjekjes.
E pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 1 orë e 30 – 40 minuta ose derisa tava të mos ketë

- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors











- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $3.59+) -
BUY THIS BOOK
(from $3.59+) - DOWNLOAD
- LIKE
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!