

I lindur më 28 janar 1936 në Gjirokastër
Vdiq më 1 korrik 2024 (mosha 88 vjeç) në Tiranë, Shqipëri
Profesioni: Romancier, poet, eseist, skenarist, dramaturg
Kombësia: Shqiptare Shtetësi: Shqipëria, Franca, Kosova
Arsimi: Universiteti i Tiranës Instituti i Letërsisë Maxim Gorky
Periudha 1954–2020
Zhanri: Realizëm subjektiv, distopi, satirë, shëmbëlltyrë, mit, fabulë, përrallë popullore, alegori dhe legjendë. Tema Historia Shqiptare, Besimet Popullore Shqiptare, Komunizmi, Perandoria Osmane, Totalitarizmi

Disa nga veprat
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur
Rrethimi
Kronikë në Gurë
Pallati i Ëndrrave
Dosja mbi H.
Piramida Shpirti
Rënia e Qytetit të Guri



Çmime të shquara
Prix mondial Cino Del Duca
1992
Çmimi Ndërkombëtar
Man Booker 2005
Çmimi Princi i Asturias
2009
Çmimi i Jerusalemit
2015
Urdhri i Legjionit të Nderit
2016
Çmimi Park Kyong-ni 2019
Çmimi Ndërkombëtar Neustadt për Letërsi
2020

Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte një romancier, poet, eseist, skenarist dhe dramaturg shqiptar. Ai ishte një figurë dhe intelektual kryesor letrar më i njohur ndërkombëtarisht, i përqendruar në poezi deri në botimin e romanit të tij të parë
"Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" i cili e bëri të famshëm ndërkombëtarisht.
Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit. Duke jetuar në Shqipëri gjatë një kohe censure të rreptë, ai hartoi strategji për të tejkaluar censurën komuniste që kishte ndaluar tre nga librat e tij, duke përdorur mjete të tilla si shëmbëlltyra, miti, fabula, përralla popullore









, alegori dhe legjenda, të spërkatura me kuptim të dyfishtë, aludime, insinuata, satirë dhe mesazhe të koduara. Në vitin 1990, për t'i shpëtuar regjimit komunist ai u largua në Paris. Nga vitet 1990 atij iu kërkua të bëhej President konsensual i vendit, por refuzoi. Në vitin 1996, Franca e bëri atë një bashkëpunëtor të huaj të Académie des Sciences Morales et Politiques, dhe në vitin 2016, ai ishte fitues i Commandeur de la Légion d'Honneur.




Në vitin 1953 boton si gjimnazist një përmbledhje me poezi “Lirika. Bëhet i njohur duke thurur vargje. Ai botoi në shumë gazeta dhe revista si gazetar dhe kryeredaktor i revistës “Les Lettres Albanese”. Përmbledhja e tij e dytë “Endërrime”, u shpërblye me çmim më 1957. Pas gjimnazit vazhdon studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës dhe merr një bursë për Institutin e Letërsisë Gorki në Moskë. Më 25 tetor 1990 largohet nga Tirana dhe kërkon azil politik në Francë.
Hapësira e krijimtarisë së Kadaresë ngërthen gati gjysmën e globit, nga Evropa në Kinë, duke kaluar përmes Egjiptit të lashtë, por shtrihet gjithashtu në botë të padukshme, në mbretëritë e hyjnive e të ferrit e kudo. Romanet e tij si Prometeu, Endrra mashtruese, Nata e Sfinskit, Piramida, Kush e solli Doruntinën, Ura me tri harqe, etjer, mbulojnë mijëvjeçarë të tërë të historisë njerëzore, që nga antikiteti më i thellë dhe gjer në rënien e komunizmit, duke kapërcyer gjithashtu në kohët tej njerëzore të legjendës e miteve…



Lirika, vjersha dhe poema
Frymëzime djaloshare
Ëndërrime
Princesha Argjiro
Shekulli im,
Përse mendohen këto male
Motive me diell
Koha
Ca pika ranë mbi qelq
Kristal
Pa formë është qielli
Vepra e plotë poetike


Tregime, novela dhe drama
Ditë kafenesh
Qyteti i Jugut
Emblema e dikurshme
Gjakftohtësia
Koha e shkrimeve
Tri këngë zie për Kosovën
Ikja e shtërgut
Vjedhja e gjumit mbretëror
Përballë pasqyrës së një gruaje
Stinët e mërzitshme në Olimp
Koha e dashurisë
Bisedë për brilantet në
pasditen e dhjetorit



Romane
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Përbindëshi
Dasma
Kështjella
Kronikë në gur
Dimri i vetmisë së madhe
Nëntori i një kryeqyteti Breznitë e Hankonatëve
Muzgu i perëndive të stepës Kamarja e turpit
Ura me tri harqe Kush e solli Doruntinën Prilli i thyer Pallati i ëndrrave
Dosja H Nata me hënë
Krushqit janë të ngritë


Viti i mbrapshtë
Koncert në fund të dimrit
Qorrfermani
Piramida
Shkaba
Spiritus
Lulet e ftohta të marsit
Qyteti pa reklama
Loja dhe vdekja e Lul Mazrekut Hija Pasardhësi
Darka e gabuar
Aksidenti
Kukulla








Sprova(studim për një çështje shkencore, shoqërore etj. me një vështrim të parë të përgjithshëm), studime dhe intervista
Autobiografia e popullit në vargje Linja të largëta Mbi Eposin e Kreshnikëve
Eskili ky humbës i madh Ftesë në studio Pesha e kryqit
Nga një dhjetor në tjetrin Dialog me Alain Bosquet Kushëriri i engjëjve
Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë Ra ky mort e u pamë
Kohë barbare Bisedë përmes hekurash Unaza në kthetra
Poshtërimi në Ballkan Dantja i pashmangshëm
Identiteti evropian i shqiptarëve*Hamleti,
princ i vështirë Mosmarrëveshja
Mbi krimin në Ballkan Çlirimi i Serbisë prej Kosovës
Mëngjes në Kafe Rostand Kur sunduesit grinden
Kohë për rrëfim

Sprova “Identiteti evropian i shqiptarëve” e Ismail Kadaresë flet për identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Disa veçori të veprës së Kadaresë
Përdorimi i mitive dhe figurave mitologjike. Mitologjia dhe mitet duke qenë një përfytyrim fantastik i marrëdhënieve shoqërore të popujve. Lëvrimi i temës historike e cila shtrihet ndonjëherë deri në kufijtë e mitologjisë. Personazhe të temave historike ka raste që u shkon përshtat manteli mitik. Kadareja është gjithnjë i ndjeshëm ndaj krijimtarisë folklorike nga e cila ka marrë lëndë duke shfrytëzuar në mënyra të ndryshme. Në veprat e tij ka figura shprehëse, leksik nga shumë lloje mitologjish: pagane, afetare, egjiptiane, greke, romane, slave, iliro-shqiptare, por që mbizotëron mitologjia greke.
Përdorimi i lëndës mitike në tri shkallë: 1. Përdorimi me kuptimin e tyre të hershëm. 2. Aktualizimin e tyre për të vënë më mire në dukje përmbajtjen e një dukurie a personazhi në kohë të reja. 3. Çmitologjizimi i tyre. Në rastet kur figurat mitologjike vihen në shërbim të ngjarjeve dhe personazheve bashkëkohorë ato përdoren kësisoj me një kuptim të ri.

Veçori të gjuhës dhe stilit
Në veprën e Kadaresë krahas ligjërimit, rrëfimit të subjektit, individualizimit të personazhve si veçori të stilit do të veçohet përdorimi i figurave letrare të cilat jo vetëm plotësojnë atë çka kërkon të arrijë autori por herë-herë shënojnë një hap cilësor në njohjen dhe karakterizimin e personazheve, dukurive, ngjarjeve, sendeve. Figurat si: krahasime, paralelizmat, analogjitë, shpirtëzimet, simbolet, konvencionet, hiperbolat, paradokset, alogjizmat bëjnë të paraqitet një sistem i plotë që ka konceptin e vet, strukturën, funksionin, burimet, variantet. Megjithatë është një sistem i hapur, jo i kodifikuar, përherë i freskët.
Mënyra origjinale të trajtimit të temave në veprat e tij
Koncepti hero-send të jetë i copëtuar ose simbol. Shpeshherë kemi pranëvënie të tragjikes, komikes, të bukurës, të shëmtuarës që përqasin shumanësi të personazhit. Kadare nuk vendos kufij të qartë kohorë dhe hapësinorë të veprimit me anë të kuptimeve të paracaktuara duke univesalizuar dukuritë shoqërore. Motivet i merr nga eposi, baladat, legjendat, gojëdhënat, udhëtimet jetë-a-vdekje.
Universaliteti
Aftësia për t’u dhënë krijimeve letrare karakter sa unikal aq edhe universal është një nga vlerat e artit kadarean. Vepra e tij emeton probleme të rëndësishme. Ajo sugjeron të vërteta universal e po ashtu filtrohet një koncentrat që ja vlen të diskutohet për atë fragment kohor të caktuar kur janë vendosur ngjarjet, që në fund shndërrohet në një kohë ideale dhe të largët.



Arkitektura e veprës letrare
Në krijimtarinë e tij kompozicioni çmohet si një nga potencialet që e veçojnë atë. Karakterizohet nga zhdërvjelltësia, përthyerja e një kompozicioni unik e drejtvizor duke përdorur mozaikë kompozicionalë, të harmonizuar ku gjen: fjalën e autorit në vetën e tretë, monologë personazhesh, copra ditaresh, raportesh, relacionesh, letra dhe mesazhe ndërmjet personazheve, dialogë në formën e dramës, kronika dhe gjithfarë alternimesh të kohës. Shpeshherë në qendër të ndërtimit kompozicional gjendet kontrasti. Përthyerja në kapituj e mikrokapituj duke ju shmangur rrjedhës së përgjithshme të ngjarjeve dhe zgjerojnë këndvështrimin. Këto ndërhyrje quhen me gjithfarë emrash: si kapituj pa emër, kapitulli i parafundit, kapitulli i fundit, kronika, të thënat e personazhit x, etj Përsa i përket personazhit qëndror si një element që bie në sy në kompozicionin e një vepre dallohen disa tipe.
Arkitektura e veprës letrare(Vazhdim)
Ka vepra që:
1.Kanë një personazh qëndror.
2- Këtë rol e luan një dyshe.
3- Dy a tri personazhe sillen si katalizatorë të subjektit pa kuptuar se ata nuk kanë ndonjë funksion.
Fjala e autorit ka një peshë specifike pasi është më tepër tregim sesa rrëfim, dhe përshkrimi është vlerësim sesa ekspozim. Digresionet dhe alternimet janë një tjetër cilësi kompozicionale e tij të cilat janë krejtësisht funksionale dhe brenda vibrimit të subjektit të veprës dhe të ngjarjeve që trajtohen.
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $6.19+) -
BUY THIS BOOK
(from $6.19+) - DOWNLOAD
- LIKE
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!