Ky libër i dedikohet të gjithë zërave të padëgjuar, që heshtën, por nuk pranuan të dorëzohen.
Gjithashtu u dedikohet të gjithë atyre mësuesve krijues që gjejnë të gjitha mënyrat për të arritur në zemrat e tyre dhe i mbështesin me durim e dashuri.
Dedikim i veçantë për motrat Barhani dhe krijimtarinë e tyre, pa të cilat nuk do të ishte realizuar ky libër kaq i bukur.

1. Pick a Character on the left side.
2. Pick a Text box. Type something.
3. To continue, click Save & Exit in top right corner.


Hej, ma jep pak gomën tënde!


Parathënie
Hej, ma jep pak gomën tënde! – u dëgjua zëri i një djaloshi brun nga fundi i klasës. Ishte një zë i trashë, tipik për një pesëmbëdhjetë vjeçar, më i fortë se zërat e tjerë që dëgjoheshin në klasë, e mbase kjo qe arsyeja pse Gëzimi dëgjoi pikërisht atë zë, nga gjithë zhurmat e tjera të krijuara nga lëvizja e karrigeve, pëshpërimat e nxënësve dhe bisedat e tyre me njëri-tjetrin.
Nëse do të ishte për Gëzimin, ai do të thoshte se pamja para tij ishte diçka që s’e kishte marrë me mend se do ta shihte tek nxënësit e qytetit. Përfytyrimi i tij për të gjithë fëmijët e rritur në shkollat prestigjioze të qytetit, ishte tepër ndryshe.
Sipas librave që kishte lexuar, fëmijët në qytet ishin të qetë, të edukuar dhe që flisnin vetëm pasi tu drejtohej mësuesi e të ngrinin duart para se të përgjigjeshin. Tani, duke parë këtë pamje para tij, mendoi se mbase shkollat e qytetit nuk ishin kaq prestigjioze, mbase fëmijët e qytetit nuk ishin kaq të qetë e mbase qyteti dhe fshati nuk ishin kaq ndryshe.
Ky mendim e bëri të ndihej disi më pak nervoz, mbase jeta në qytet nuk do të ishte kaq keq.
Si duket Gëzimi e kishte gabim.
Jeta në qytet për të do të ishte tmerr.



Unë jam Gëzimi!
Në klasë u dëgjua një përplasje duarsh, që si duket i takonte mësuese Valbonës, mësueses sonë kujdestare...
Hëm, as që e kisha vënë re që ishte në klasë. Pranë saj po qëndronte një djalosh i gjatë dhe i hollë, që dukej sikur të ishte moshatar me ne.
-Joni, kthehu përpara, - m'u drejtua mua.
Djali kishte veshur një bluzë të thjeshtë të gjelbër me xhinsa dhe po mbante një çantë shkolle – jo se më intereson se ç’po vishte. Si duket ai është nxënësi i ri që do të na bashkohet këtë vit. E gjeti ky, vitin e fundit të ndërrojë klasë. Epo s’ka gjë, s’më intereson mua.
KAPITULLI 1



Vitin e fundit e gjeti të ndërrojë shkollë ky!
Mendimet e mia i ndërpreu zëri i mësueses:
-Përshëndetje klasa! Si fillim ju uroj suksese në shkollë
si nxënës të klasës së nëntë. Këtë vit do t’ju bashkohet një nxënës i ri. Ky është Gëzimi. Ai është shpërngulur këtu në qytet kohët e fundit nga fshati dhe sot bëhet pjesë e klasës sonë. Besoj se do ta trajtoni me respekt dhe do ta bëni të ndihet si në shtëpi.
Kjo u prit me disa të qeshura nga klasa. Me kaq mësuesja ndaloi së foluri dhe iu drejtua Gëzimit:
- Gëzim, a dëshiron ta prezantosh veten? – pyeti mësuesja, por djali nuk tha gjë, veç pohoi me kokë.
-Unë jam Gëzimi, jam pesëmbëdhjetë vjeç, jam nga fshati Vigj. Më pëlqen fort me lujt futboll, sidomos akshameve të vona



HAHAHAHAHA
kur mblidhemi me shokët në fushë e lujm krejt bashkë. Në kohën e lirë rri jashtë, shëtis vendin ose i ndihmoj print e mi me punt' e shpajs. Jam msu me jetu thjesht e me u marr vesh me njerz' se kshu asht' jeta aty ku jam rrit! – e prezantoi veten Gëzimi.
Epo këtë se prisja...
Me kaq e gjithë klasa ia plasi të qeshurës, edhe unë vetë s'e mbaja dot. Të them të drejtën kur dëgjova se vinte nga fshati e prisja një farë të folure të trashë, por jo kështu. Është pesëmbëdhjetë vjeç, në klasë të nëntë, të paktën duhet të dijë të flasë në shqipen standarde këtu në shkollë.
Të qeshurat vazhduan për disa sekonda derisa mësuesja i ndërpreu.



Mjaftt!
Jam i mërzitur!
-Mjaft! – tashmë toni i saj qe zëvendësuar me një ton qortues. – Turp t'ju vijë! Këtu s’ka asgjë për të qeshur. Jeni nxënës të klasës së nëntë dhe silleni thuajse jeni të klasës së parë. T’ju vijë turp nga vetja!
Me këtë të qeshurat ndaluan plotësisht dhe mësuesja nuk priti asnjë moment, por uli Gëzimin në bankë me Anën dhe vazhdoi mësimin.
Të qeshurat ndaluan për atë orë mësimi por vazhduan gjatë gjithë pjesës tjetër të kohës, kësaj here të përkrahura nga shaka dhe fjalë ofenduese. Fjalët e mësueses nuk vlejtën në fund të fundit.



Turp t'ju vijë!


Kapitulli 2
Gjatë gjithë jetës sime jam rritur në fshat, në Vig, në vendlindjen time. Jam rritur mes maleve, fushave dhe livadheve, mes punëve të shtëpisë dhe jetës në fshat. Dhe të them të drejtën e dija që jetës sime në fshat do t'i vinte fundi, e kam ditur këtë për një kohë të gjatë dhe një pjesë e imja donte që kjo jetë të mbaronte. Një pjesë e imja ishte kurioze për qytetin dhe donte të provonte se si ishte atje. Ju duhet të kuptoni se nuk është se nuk kam vizituar asnjëherë qytetin, përkundrazi familja ime del shpesh në qytet dhe ka pasur raste që babai im më ka marrë me vete në punën e tij, por kurrë s’kam pasur rastin të qëndroj me fëmijët atje.
E dija që prindërit e mi diskutonin shpesh për t'u shpërngulur
në qytet duke qenë që babai im punonte atje dhe e gjithë familja do ta kishte më të lehtë. E dija që po të mos kishte qenë për gjyshin tim, ne do të ishim shpërngulur vite më parë.
Çfarë nuk dija ama ishte se, dita që do të lëviznim do të vinte kaq papritur.
Gjithçka filloi një të martë pasdite kur mami dhe babi na mblodhën mua dhe motrën time, Lulen dhe thanë se kishin diçka të rëndësishme për të na treguar.
-Pas shumë diskutimesh, ne kemi vendosur të shpërngulemi në qytet, – thanë ata.
Dhe ashtu u bë. Pas dy muajsh ne u vendosëm plotësisht në qytet, në një apartament pranë parkut. Kështu jeta ime në fshat mori fund plotësisht dhe tashmë një jetë e re filloi, ajo e qytetit.





Do të shpërngulemi në qytet.
Gjatë atyre dy muajve, të ngarkuar me punë e paketime, i kaloja ditët duke ndihmuar prindërit dhe gjatë kohës së lirë shkoja në park me motrën dhe ndonjëherë edhe vetëm. Shikoja fëmijët e qytetit nga larg, si luanin, si bisedonin, si qeshnin me njëri-tjetrin dhe, edhe pse një pjesë e imja dëshironte t'u bashkohej, kurrë nuk guxoja.
Në fund të fundit një mur i tërë ndante jetët tona. Nga njëra anë jeta ime e fshatit dhe nga ana tjetër jeta e tyre e qytetit. Por ai mur është shembur dhe një rrugë e re për në qytet është hapur. Tani edhe unë do të jem pjesë e jetës së tyre qytetare. Të paktën kështu mendoja para se t’i bashkohesha një shkolle qyteti. Kështu mendoja para se të provoja se ç’do të thotë të jesh i panjohur në një grup, të jesh ai djali ndryshe nga të tjerët.
Krejt papritur jeta në qytet nuk mu duk më kaq emocionuese. Krejt papritur muri u ringrit dhe gjurmët e fshatit njollosën ekzistencën time për fëmijët e qytetit.
Të them të drejtën e dija se flisja ndryshe, e dija se dialekti im mund të bëhej pengesë në qytet dhe që fëmijët atje mund të mos më pranonin fillimisht. E dija, e kam ditur gjithnjë, që edhe pse në mendjen time fjalët janë shumë të rregullta, me nota prestigjioze dhe të formuluara bukur, në jetën reale ato nuk janë të tilla, rrjedhin si kënga e maleve nga buzët e mia.
Nëse në mendjen time doja të thoja "shtëpia ime", kur hap gojën të flas ato dy fjalë tingëllojnë komplet ndryshe. Madje duket sikur fjalët të ishin shndërruar në një tjetër togfjalësh, në një tjetër formë.



Uau, sa bukur këtu!
Nga një shprehje standarde dhe e rregullt, del në "shpaja ime".
Më besoni, e di që është për të qeshur dhe kam provuar dhjetëra herë të flas më qartë, por sado përpiqem, përfundimi është gjithnjë i njëjtë. Mbase e kam në gen, mbase është fakti se atje ku jam rritur të gjithë flasin në këtë mënyrë, e mbase e ka fajin jeta larg gjuhës standarde. Por sado libra të lexoj, sado fjalë të reja të mësoj, thjesht nuk ndryshoj dot, dhe të jem i sinqertë jam mësuar me faktin se e folura ime nuk do të ndryshojë, të paktën jo në të ardhmen e afërt dhe nuk më bënte më aq shumë përshtypje.
Epo nuk më interesonte deri para ditës së parë të shkollës në qytet...
Atë ditë diçka ndryshoi. Atë ditë unë ndryshova...
Nuk e di çfarë ndodhi me të vërtetë, apo normalisht që e di. Qenë pikërisht ato të qeshura, ato të qeshura që për dikë mund të dukeshin të pafajshme, por për mua ishin djallëzore, që ndryshuan gjithçka. Qenë ato të qeshura që u bënë filluese të një loje të gjatë, ku unë u bëra topi që ata kalonin nëpër këmbë. Qenë ato të qeshura që vazhduan për një kohë të gjatë, të shoqëruara me shaka dhe ofendime që më bënë të ndryshoj çdo mendim që kisha për veten dhe jetën time. Kurrë nuk e kisha urryer veten më shumë se atë ditë, kurrë nuk kisha përbuzur dialektin tim më shumë se atë ditë, kurrë s’e kisha marrë me mend se kjo urrejtje do të zgjaste për muaj të tërë...



HAHAHAHA

HAHAHAH
Kapitulli 3
(Nga kënvështrimi i Anës)
Gëzimi iu bashkua klasës tonë këtë vit. Për dy javët e para ai ndau një bankë me mua. Tani, dy muaj më vonë, ai qëndron vetëm, në një bankë nga fundi.
Është më i heshtur sesa ishte në fillim, por akoma përpiqet të fillojë biseda me të gjithë ne, edhe pse shumica e injorojnë ose tallen me të.
Të gjithë flasin mbas shpine për të, vajzat hedhin fjalë për dialektin e tij, djemtë imitojnë veprimet dhe zërin e tij. Të gjithë jemi pjesë e një loje të sëmurë dhe ai është thjesht një objekt i përkohshëm argëtimi derisa të mërzitemi dhe të gjejmë diçka të re.
Nuk e di nëse ai e kupton se ç’po ndodh, ose mbase e di, por
hesht. Mbase ai ka ardhur të kuptojë natyrën djallëzore këtu në qytet, por ka shumë frikë të flasë ose mbase thjesht nuk i intereson.
Po bëhen dy muaj dhe loja akoma vazhdon. Kjo është periudha më e gjatë që ka zgjatur kjo lojë, në të nëntë vitet e fillimit dhe mbarimit të shkollës nga ne, në të gjitha çapkënllëqet që kemi bërë, në gabime të panumërta të saj.
Disa do të mendonin që ne jemi të çmendur, disa të tjerë do të justifikonin sjelljen tonë si diçka e moshës, por e vërteta është shumë më e hidhur se kaq. Është vetë natyra njerëzore që bën që ne të kemi atë instinktin e mbijetesës, ku shkatërrojmë gjithçka e çdo gjë më të pafuqishme se ne, që na bën të eliminojmë çdo anomali, diferencë a ndryshim në jetën tonë.



A ke nji laps?
HAHAHA "nji laps".
Dhe në këtë rast, Gëzimi është ajo krijesë e pafuqishme, ai ndryshim, ajo diferencë. Prandaj është detyra jonë ta shndërrojmë në diçka më të pranueshme.
E mbase karma do të vijë një ditë për ne, mbase do të pendohemi, por tani për tani jemi mirë. Në fund të fundit në këtë botë të padrejtë, vetëm ata me fuqi mbijetojnë.
(Nga kënvështrimi i mësueses)
Kam punuar si mësuese për tridhjetë vjet. Jam përballur me lloj-lloj fytyrash e tipash nxënësish, njëri më problematik se tjetri. I kam dhënë mësim qindra klasave dhe kam qenë mësuese kujdestare për dhjetëra të tjera. Ama në tridhjetë vite punë, kurrë nuk më kishte rastisur të ndeshesha me fëmijë kaq djallëzorë.
Kam katër vite që jam mësuesja e tyre kujdestare dhe s'ka ditë që nuk më habisin, s'ka ditë që nuk çuditem nga sjellja e tyre ndaj personave që mund të kenë edhe ndryshimin më të vogël nga ta. Kam katër vite që u jap mësim dhe çdo ditë dëgjoj thashetheme, ankesa dhe fjalë për njëri-tjetrin.


Çfarë fëmijësh djallëzorë!

HAHAHAHAHHAHHAHAHAHA
Ama, mbas të gjithave, janë fëmijë të mirë, të paktën ashtu janë në sytë e mësuesve të tjerë dhe prindërve të tyre. Kanë nota të larta, përkushtohen në mësime, janë punëtorë dhe sillen mirë me mësuesit e tjerë.
Janë fëmijë të mirë, por ngatërrestarë. Janë fëmijë të mirë por shpresoj që të jenë brezi i fundit i këtij lloji, shpresoj që kurrë më të mos has fëmijë të tillë.
Dhe po prapë, edhe njëherë çdo mendim që kisha për këta fëmijë, mu vërtetua ditën kur Gëzimi iu bashkua klasës sonë. Çdo mendim që kisha për ta, vazhdoi të më vërtetohej çdo ditë që nga ardhja e Gëzimit, sa herë ata qeshnin, talleshin dhe ofendonin djalin për gjuhën e tij.
Gëzimi është një fëmijë i mirë, më i miri i kësaj klase.
Është i qeshur, punëtor dhe i drejtpërdrejtë, por ama ai është ndryshe nga pjesa tjetër e klasës, të paktën kështu është në këndvështrimin e nxënësve. Ai është ndryshe, jo nga pamja apo pesha, por nga mënyra si flet dhe sillet. Ai është ndryshe sepse flet me dialekt dhe sillet si çdo fëmijë tjetër jashtë qytetit. Në sytë e nxënësve të klasës ai është thjesht një gur që duhet shembur.
Gëzimi është fëmijë i çiltër, kam vënë re që lexon shumë, por nuk di të shprehet. Kam vënë re që është shumë kreativ dhe mbase do të shkëlqente, po të mos keqkuptohej nga klasa.
Gëzimi është një nga ata fëmijët e rrallë që i gjen një ose dy herë në vite, një nga ata gurët e çmuar që shkëlqejnë vetëm pasi i ke pastruar e lëmuar mirë.
Por në këtë rast, Gëzimi nuk do të shkëlqejë po vazhdoi të jetë pjesë e kësaj klase.
Si mësuese kujdestare, kam takuar qindra nxënës të secilit lloj, por kurrë nuk jam ndier më e turpëruar se para këtyre fëmijëve, se përpara të qeshurave drejtuar ndaj një fëmije të pafuqishëm. Kurrë nuk jam ndier më e pafuqishme se në atë situatë, sepse edhe pse i qortoja, edhe pse përpiqesha t'i ndaloja, loja e tyre kurrë nuk do të mbaronte.
(Nga kënvështrimi i bullizuesit)
Kanë kaluar katër muaj që nga dita që djali i ri iu bashkua klasës sonë dhe ai akoma si duket s'ka kuptuar mesazhin që i përcjellim çdo ditë. Ai nuk i përket kësaj klase dhe kurrë nuk do t'i përkasë. Është thjesht një parazit i përkohshëm që po infekton vendin. Hmm, por jo për shumë kohë. Një ditë ai do të largohet, do të largohet para se viti të mbarojë, do të kujdesem personalisht përr këtë gjë.
Djali i ri, si e ka emrin? Eh, as që më intereson! Ta ketë si ta ketë. Ah po, Gëzim. Kush janë ata prindër që e quajnë fëmijën Gëzim?! Më vjen për të qeshur vetëm nga mendimi. Emër kllouni.
Gëzimi nuk është djalë i keq, por nuk i përket kësaj klase, na shajnë edhe çunat e klasës tjetër prej tij, nuk i përket qytetit, të kthehet nga ka ardhur. Mundohet shumë të përshtatet. Është patetik fare! Dhe ç'është më e keqja është mënyra se si flet. Thua se është rritur në male. Oh, në një mënyrë atje është rritur. Flet aq keq, sa mezi e kuptoj. Çfarë nuk arrij të kuptoj është fakti se si nuk përpiqet të përmirësojë mënyrën si flet. Nuk e kuptoj se si nuk i bën përshtypje fakti se sa ndryshe sillet dhe flet nga ne.
Sa herë e dëgjoj, më vjen për të qeshur me të madhe. Të gjithë djemtë e klasës e tallin dhe vajzat e injorojnë ose flasin mbas shpine për të. Pothuajse çdo herë, unë vetë jam pjesë e tyre. Por ama duhet ta pranoj, jam disi i lumtur që iu bashkua kësaj klase.



HAHAHA Gëzim! Çfarë emri!
Po mërzitesha me të njëjtat fytyra dhe ishte koha të ndërronim lojë.
Falë tij morëm një lodër të re me të cilën mund të luajmë, dhe është vetëm çështje kohe që edhe kjo të thyhet. Ama jam i çuditur se si ka fytyrë të paraqitet para nesh. Mendova se pas pushimeve dimërore do të kishte zënë mend në kokë dhe do të fliste më pak. Mendova se tashmë do ta kishte kuptuar se ne nuk duam të kemi të bëjmë me të. Epo si duket e kisha gabim.
Gjithsesi të shohim si do të vazhdojë ky vit i ri. Tani që e mendoj, a nuk tha mësuesja që pas dy javësh do të organizonim një ekskursion?
Përmendi diçka për Skënderbeun dhe një shkëmb të tij. Pyes veten nëse ai do të marrë pjesë.
(Nga kënvështrimi i Gëzimit)
-Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, shkolla jonë ka vendosur të organizojë një ekskursion në Kepin e Skënderbeut dhe në Kalanë e Stelushit. Duke qenë se jeni klasa me rezultatet më të larta mësimore dhe keni arritje të larta, duke ruajtur një sjellje të mirë gjatë gjithë tremujorit, ju jeni përzgjedhur si pjesëmarrës të ekskursionit,- u dëgjua zëri i drejtorit të shkollës. -Ekskursioni do të organizohet me datë 17 janar dhe kërkoj konfirmim të secilit prej jush për pjesëmarrjen.
Kapitulli 4
-Ekskursioni është në Varosh, ......
Kjo ishte gjithçka mund të dëgjoja edhe pse klasa fliste dhe ankohej. Ekskursion në Varosh, në vendin që e njoh më mirë sesa njoh veten. Kur drejtori bëri njoftimin, ishte sikur zoti të kishte dëgjuar lutjet e mia. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur. Ekskursion në Kepin e Skënderbeut, në vendlindjen time!
Edhe tani dëgjoj ankesa nga klasa. Sigurisht fëmijët e qytetit do të preferonin më shumë një ekspeditë në Krujë ose Berat, sesa mes maleve, por kjo nuk më shqetëson mua. Në fund të fundit, a ka vend më të mirë për një ekskursion sesa në vendlindjen tënde, ku më në fund mund të tregosh veten? Mezi po pres për 17 janarin ditën e ekskursionit!




Pas shumë përgatitjesh, dita e ekskursionit më në fund mbërriti. Isha shumë i emocionuar. Të njëzet nxënësit e klasës, të gjithë ne së bashku, me mësuese Valbonën u gjendëm para oborrit të shkollës ku kishim lënë të takoheshim. Secili nga ne kishte çanta shpine që besoj se mbanin drekat tona dhe ndonjë pije.
Nga ora tetë ne u nisëm me një furgon. Të gjithë ishin ulur me shokët e tyre më të afërt, ndërsa unë qëndroja vetëm në një nga vendet e fundit. Mësuesja ofroi të qëndronte me mua, por isha shumë i sikletosur të pranoja. Gjatë gjithë rrugës dëgjoja se si fëmijët e tjerë bisedonin me njëri tjetrin dhe në ato momente më lindi një dëshirë që ta kisha marrë Lulen me vete. Ajo mund të jetë bezdisëse ndonjëherë, por edhe ajo është më mirë sesa
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $12.19+) -
BUY THIS BOOK
(from $12.19+) - DOWNLOAD
- LIKE (1)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!