Ky libër është krijuar nga nxënës të shkollave partnere në projektin “Zërat e vegjël për Evropën”.
Në qendër të tij janë reagimet qytetare të fëmijëve në mjediset e tyre brenda dhe jashtëshkollore.

Libri i qytetarit aktiv
Rudina Bendo, Klasa 4-A, Ajet Xhindole, Berat, Shqipëri
Luljeta Rama,Klasa 3/2 "Eqrem Çabej" Mitrovicë, Kosovë
Migena Thaka, Klasa 2-A ,"Pandeli Cale", Korçë, Shqipëri
Voltisa Qirici, Klasa 4/5, "Pandeli Cale", Korçë, Shqipëri
Dhurata Cuka, Klasa 4-A, "Ilia Qiqi", Burrel, Shqipëri
Ensuida Selaj, Klasa 3-B, "Ilia Qiqi", Burrel, Shqipëri
Dorida Xhetani,Klasa 3-A ,"Ilia Qiqi", Burrel, Shqipëri
Rinita Hasa, Klasa 1-B, "Ilia Qiqi",Burrel, Shqipëri
Dorela Hysuka,Kl 5-A,"Mustafa Gjestila"Burrel, Shqipëri
Arta Kruja, Klasa 5 ,"Ndre Mjeda" Shkodër, Shqipëri
Sebahate Sopjani, Kl 3/3,"Daut Bogujevci", Fushë-Kosovë
Shpresa Voca, Klasa 2/1 "Eqrem Çabej" Mitrovicë, Kosovë
Ilirianë Ahmeti, Kl. 2/2 "Eqrem Çabej" Mitrovicë, Kosovë








Rudina Bendo Shkolla "Ajet xhindole" Klasa IV-A

Sjelljet pozitive krijojnë një mjedis të sigurt-Kjo ishte veprimtaria që organizuan nxënësit e klasës IV-A gjatë të cilës vendosën posterat e krijuar me tematikë"Shkolla ime është një vend i sigurtë".
Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte njohja e 3 i-ve për të krijuar një mjedis të sigurt,për të ndihmuar edhe fëmijët më të vegjël, duke nxitur Empatinë me njëri - tjetrin.


Luljeta Rama Shkolla "Eqrem Çabej" Klasa 3-2

" Askush të mos mbetet vetëm ose i lenë pas".
Ne vendosëm që përmes një drame të shkurtër të paraqesim një shembull të solidaritet me qëllim që të promovohet solidariteti mes nesh dhe gjithsecili te ndihet i pranuar dhe te mos lihet anash.
Solidariteti fillon me mirësi, respekt dhe një zemër te hapur për të gjithë.
Ju ftojmë të shikoni dramën në ketë link.
https://youtu.be/0wyZvhjCnrk



Voltisa Qirici Shkolla:"Pandeli Cale' Klasa 4/5
Me synimin për të promovuar një stil jetese të shëndetshëm, ne propozuam projektligjin për ushqyerjen e shëndetshme në shkollë. Sot, me kënaqësi shohim se të gjithë nxënësit e arsimit fillor marrin çdo ditë kutinë e ushqimit të shëndetshëm nga shtëpia, duke sjellë në shkollë ushqime të zgjedhura me kujdes për mirëqenien dhe zhvillimin e tyre.Së bashku po ndërtojmë një shkollë më të shëndetshme dhe një të ardhme më të mirë!





Dhurata Cuka Shkolla"Ilia Qiqi" Klasa 4-A
Fushata kundër bullizmit vazhdon me një infografikë kundër bullizmit, mezazhe sensibilizimi për bashkëmoshatarët dhe një lojë me role nga nxënësit e klasës sonë.
Ju ftojmë të shikoni videon në linkun më poshtë!
https://youtu.be/V-02sCUibtM?si=RYO21GKf-EQ09aUY

Ensuida Selaj Shkolla: "Ilia Qiqi" Klasa 3-B
Aktiviteti: “Zëri Im Ka Vlerë”
Nxënësit u mblodhën në grupe të vogla dhe diskutuan mbi mënyrat se si mund të përmirësohet jeta në shkollë. Secili shprehu mendimet dhe propozimet e tij, të cilat u shkruan në kartolina dhe u vendosën në “Pemën e Zërave”. Aktiviteti synoi të nxisë pjesëmarrjen aktive të nxënësve, respektimin e mendimeve të njëri-tjetrit dhe ndërgjegjësimin se zëri i çdo fëmije ka rëndësi në komunitetin shkollor.



Migena Thaka, Shkolla:"Pandeli Cale" KL:2-A
Ne ,nxënësit e klasës së dytë ,u angazhuam në pastrimin e oborrit të shkollës duke u bërë, ndonëse të vegjël, qytetarë aktivë. Duke punuar së bashku,si një ekip i vërtetë, mblodhëm mbeturinat dhe treguam kujdes për mjedisin tonë.
Kjo veprimtari na mësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë, ndërsa oborri u bë më i pastër dhe më i bukur falë punës sonë të përbashkët.
Tani ne e dimë: Çdo veprim i vogël ka rëndësi dhe secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin!





Sebahate Sopjani ''Daut Bogujevci'' Fushë Kosovë
Klasa III/3
Si qytetarë aktivë, nxënësit kultivuan vlerën e bashkëpunimit dhe vetëbesimit, duke marrë iniciativë për mirëmbajtjen e ambientit të shkollës dhe duke kontribuar në mirëqenien dhe shëndetin e tyre.
Përmes aktiviteteve si pastrimi i oborrit dhe mbjellja e luleve, ata zhvilluan besimin tek njëri-tjetri, rritën bashkëpunimin dhe krijuan një ambient më të pastër dhe më të bukur në shkollë.






Shpresa Voca Shkolla "Eqrem Çabej" Klasa 2-1
Nxënësit e klasës së 2-të morën pjesë në një aktivitet të bukur dhe krijues për ndërtimin e "Pemës me Duar". Gjatë aktivitetit, ata mësuan se sa i rëndësishëm është diversiteti dhe gjithëpërfshirja në klasën tonë. Çdo nxënës kontribuoi duke lënë gjurmën e dorës së tij me ngjyra të ndryshme mbi degët e pemës, duke treguar se ndryshimet tona nuk na ndajnë, por na plotësojnë. Ky aktivitet nxit pranimin e tjetrit, respektin reciprok dhe bashkëpunimin në grup.
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $5.59+) -
BUY THIS BOOK
(from $5.59+) - DOWNLOAD
- LIKE
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem

COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!